SHKODËR

Kryetarja e Bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi njofton përmes rrjeteve sociale se ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për krimet elektorale të kryera sipas saj te votimet e 30 qershorit.
“ Si zgjedhëse dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës, kam depozituar sot në Prokurorinë e Shkodrës kallëzimin penal për krimet elektorale të kryera të votimet e 30 qershorit.

Ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, kam paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë shkeljet e ligjit në një proces që nuk kishte asgjë të përbashkët me zgjedhjet.” -shkruan Ademi, ndërsa apelon Prokurorinë të bëjë detyrën dhe të hetojë pa iu nënshtruar asnjë presioni politik dhe çfarëdo lloj tjetër dhe të zbatojë vetëm ligjin.


“Para mediave, i kam bërë thirrje prokurorisë të bëjë detyrën dhe të hetojë pa iu nënshtruar asnjë presioni politik dhe çfarëdo lloj tjetër dhe të zbatojë vetëm ligjin. Po ashtu, kam nënvizuar se qytetarët e Shkodrës dhe gjithë shqiptarët e meritojnë të mësojnë të vertetën dhe të shohin drejtësinë të bëhet realitet.” -përfudon Ademi.


(BalkanWeb)