DANIMARKE- Krimi në familje trondit Danimarkën. Një 45-vjeccar ka vrarë gruan dhe katër fëmijët, e më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur një fshat në jugperëndim të Randers, rreth 185 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës. Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan e tij 42 vjeçe, dy djem dhe dy vajzat, 3 dhe 16 vjeçe.

Por, policia hodhi poshtë me anë të një deklarate këtë version të ngjarjes, ndërsa theksoi se shkak i vdekjes së anëtarëve të kësaj familje, identiteti i të cilës nuk dihet, dyshohet se ka ardhur pas një rrjedhje gazi. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb