Një turk dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi në qytetin e Stambollit.

Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në Sancaktepe.
Mehmet Altun raportohet se kreu vetëvrasje pasi vrau dy djemtë dhe vajzën e tij, raporton Dailysabah.
Policia ka konfirmuar se “kemi gjetur të varur një trup të pajetë dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze”.

Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.
Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: