Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Memaliaj. Mësohet se djali ka vrarë babain e tij mëngjesin e sotëm me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës ku Arjan Shahaj, 35 vjeç ka vrarë babain e tij Iliaz Shahaj. Autori pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka njoftuar policinë për vrasjen. Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb