ITALI- Italia është tronditur nga një krim i rëndë, ku burri ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi në Seregno në rrugën “Romagnosi”, në makinë, ku i pranishëm ishte edhe djali 5-vjeçar i çiftit. Mediat italiane raportojnë se viktimë është një 34 vjeçare me origjinë nga Shqipëria, identiteti i të cilës nuk dihet.

Tgcom shkruan se autori i krimit është marokeni 35-vjeçare, burri i shqiptares. Po ashtu raportohet se marokeni ka qëlluar disa herë me thikë shqiptaren, dhe më pas, në kushtet të ngarkuara psikologjike është vetëdorëzuar në polici.

Sapo ishte futur në ambientet e policisë, ai ka rrëfyer krimin makabër. Ndonëse gruaja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. ‘Monza today’ shkruan se çifti prej dy muajsh nuk jetonin më bashkë, pasi ishin duke u ndarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb