GRAMSH

Krim në familje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij në fshatin Grekan të Gramshit.

Mësohet se 35-vjeçari ka mbytur me duar bashkëshorten e tij G.H.,  rreth 32 vjeçe për motive që ende nuk dihen. Policia ka ndaluar autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja u shënua në fshatin Grekan të Gramshit. Alvin Hysa vrau në banesë bashkëshorten e tij, 32 vjeçaren me iniciale G.H. Autori u prangos menjehere nga policia ndersa mesohet se ai ushtronte dhune te vazhdueshme ndaj bashkeshortes se tij. 32-vjecarja ishte pajisur edhe me urdher mbrojtje, te cilen i shoqi e kishte thyer. Dyshohet se babai i tre femijeve vuante nga problemet mendore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: