ITALI-Krimi në familje vijon të jetë prezent në shtetin fqinj, ndërsa protagonistë janë sërish shqiptarët. Një shqiptar 48 vjeçar ka plagosur me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij 28-vjeçare në qytetin e Piacencës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas britmave që kanë dëgjuar.

Shqiptarja 28-vjeçare ka marrë plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Policia ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa thuhet se ai ka qënë në gjendje të dehur.

Dy fëmijët e mitur janë dërguar tek një i afërm i çiftit për t’u kujdesur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
y6nb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: