Lituani

Një gjykatë lituaneze, këtë të mërkurë ka vendosur të shpallë fajtor ish-ministrin e Brendshëm të Bashkimit Sovjetik Dmitry Yazov për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për rolin që ai kishte në mbrojtje të ish-sistemit socialist në vendin baltik. Yazov, 94 vjeç, u dënua në mungesë me 10 vjet burg, shkruan “Reuters”.

Gjykata në Lituani ka dënuar gjithsej 66 persona, ish-zyrtarë të kohës sovjetike, nga Rusia, Bjellorusia apo Ukraina, duke përfshirë ish-gjeneralin e KGB-së Mikhail Golobatov, i cili u dënua në mungesë me 12 vjet burg. Avokati i tij i tha Reuters se do të apelonte vendimin.

Gjyqi 3-vjeçar u përqendrua në ngjarjet që ndodhën më 13 janar 1991, kur trupat ruse sulmuan një ndërtesë televizive në atë që tani është kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, duke lënë 14 të vdekur dhe më shumë se 700 të plagosur. Që në atë kohë, Lituania është bërë pjesë e NATO-s dhe BE.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb