KOSOVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkrah nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke e cilësuar si punën më të mençur që mund të bëjë Kuvendi. Thaçi kërkoi që të bëhen të gjithë  së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.


“Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe formimi i një komisioni janë punët më të mençura të mundshme që mund të bëjë kuvendi i Republikës së Kosovës . Është një ide shumë e mirë e kryetarit Veseli dhe besoj që të gjithë do të jenë së bashku të dënojnë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë, dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë”, tha ai.


Deklaratën e tij, Thaçi e bëri pak pasi u pyet nga gazetarët pas daljes nga Kuvendi.


(Balkan Web)