KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sot fotografinë e publikuar nga deputetja  e PDK-së, Flora Brovina ku shihej një grua kosovare duke u dhunuar nga ushtarakët serb. Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë pranë viktimave të dhunës seksuale.

Shefi i ekzekutivit tha ndër të tjera se të gjithë ata që mohojnë krimet e luftës dhe  aq më tepër janë bashkëpunëtorë të tyre nuk do të kenë vend në institucione.

Deklaratat e tij, Haradinaj i bëri gjatë vizitës sot në Policinë e Kosovës. Ai tha se janë të përkushtuar jo vetëm për të përkrahur policiinë por edhe për fuqizimin ligjor.

“Kosova është vend specifik institucionet e rendit janë në proces, është një kohë e tranzicionit. Ne kemi interes që të përkrahë policinë, kemi ardh që me pa si të vazhdohet më tutje që institucionet e sigurisë me qenë në nivel”, tha Haradinaj.

Kurse për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se nuk duhet të vendoset kushte nga ana e tyre.

Ndërkaq, Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se janë të kënaqur me përkrahjen e Qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur. Pjesë e këtij takimi ishin dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Financave, Bedri Hamza.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb