TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Kelmend Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim.

Sipas raportimeve, Krimet e Rënda mësohet se duan përgjigje për letër-porosinë e parë. Prokuroria kërkon të dhënat nga Greqia për mbylljen e procesit.

Gjyqi në Apelin e Krimeve të Rënda po shtyhet prej javësh, ndërsa Klement Balili vijon të jetë në kërkim policor. Dosja hetimore ndaj tij vijon gjithashtu të jetë nën hetim në pritje të përgjigjeve nga Greqia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb