TIRANE

Ish–prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dështoi për të tretën herë në përballjen me gjykatën për Krime të Rënda, ku kërkoi shfuqizimin e afateve të hetimit dhe mbylljen e cështjes penale ndaj tij.
Gjykatësi Bib Ndreca i dha të drejtë prokurorisë, e cila mori edhe tre muaj kohë për të hetuar njeriun që drejtoi për 5 vite institucionin qendror të akuzës, me argumentin se ende nuk ka administruar dy letërporosi të dërguara në Amerikë dhe Gjermani.

Nga autoritetet e këtyre dy shteteve, institucioni i akuzës pret të dhëna lidhur me shpenzimet e kryera nga ish-kryeprokruroi dhe familjarët e tij.

Për sa kohë, që nuk kanë mbërritur përgjigjet e letërporosive, prokuroria argumentoi përpara gjykatës se nuk mundet ti japë zgjidhje cështjes së celur ndaj Llallës, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për katër vepra penale, me e rënda ajo e pastrkimit të parave.

Por ndryshe nga sa pretendon akuza nga njëra anë, avokati Sokol Hazizaj nga ana tjetër, këmbënguli në seancë, se prokuroria ka tejkaluar cdo afat dhe vendimi I fundit është marrë në kundërshtim me ligjin.
Pasi u njoh me vendimin e gjykatës, mesa duket I mërzitur nga dështimi, avokati u mjafua të thoshte se do të ndjekë rrugën ligjore, duke nënkuptuar se do ti drejtohet gjykatës së Apelit.

Hetimi për Adriatik Llallën, nisi afro dy vite më parë, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shpallën person të padëshirueshëm dhe i ndaluan të drejtën e hyrjes në territorin e tyre. Ish-kryeprokurori ndodhet tashmë jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë, pasi hoqi dorë nga e drejta për tu emëruar në gjyqësor apo prokurori, duke i shpëtuar në këtë mënyrë edhe procesit të vettingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb