TIRANE

Prokuroria e Krimeve të Rëndë ka dhënë detaje në lidhje me rastin e prokurorit të Gjirokastrës Spartak Çoçoli, i cili është akuzuar nga një qytetar për mitmarrje.

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal dhe nuk ka dhënë asnjë masë sigurimi.

Prokuroria për Krime te Renda bën me dije se është duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

“Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Renda për prokurorin Spartak Çoçoli. Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë. Pra, nuk ka as urdhër ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate për arrestim dhe as arrest flagrance nga policia. Prokuroria për Krime të Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me këtë procedim”-thuhet nga Prokuroria.

Mësohet se prokuroi është marrë në pyetje në lidhje me një denoncim të një qytetari në muajin korrik të vitit të kaluar. Qytetari pretendon se prokurori i ka marrë 1 mijë euro për një çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb