Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenin Ardian Nikulaj, është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka. Mësohet se Saraiva po merret në pyetje nga oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Portugezi ka qëndruar në paraburgim që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri me 31-dhjetor te vitit që lamë pas.

Nga pamjet filmike dyshohet se portugezi kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit, ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë, të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: