KOSOVË

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Zana Bytyqin, përfaqësuese e organizatës joqeveritare “Familja dhe Shpresa” dhe familjarë të tjerë të 86 të vrarëve e të zhdukurve nga komuna e Klinës, të vrarë më 4 prill 1999, në masakrën e Kralanit.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesja e OJQ “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi, me kërkesën e kësaj organizate, që ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllimin që të gjykohen edhe kryerësit serbë të krimeve në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë në mbarë vendin, shkruan RTK.

Kryeministri Haradinaj, duke shprehur nderimin dhe respektin për familjet e martirëve dhe gjithë dëshmorëve, tha se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, në mënyrë që udhëheqësit dhe ekzekutorët të sillen para drejtësisë. Po ashtu kryeministri Haradinaj tha se punohet intensivisht në avancimin e statusit ligjor të kategorisë së familjeve të pagjeturve dhe të martirëve, në mënyrë që të gjithë të trajtohen si kategori e lirisë së vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: