Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të arkivit të ministrisë së Brendshme nga mësohet për krimet ordinere në kohën e komunizmit, por një prej tyre në komunikatën e mëposhtme është një krim i llahtarshëm. Bëhet fjalë për përdhunimin e një 22-vjeçareje, punëtore e fabrikës së duhanit të Durrës nga 5 ushtarë.

“Shumë herë, nga persona ithtarë të regjimit komunist, apo nga të tjerë që nuk e kanë njohur atë kohë, flitet për “qetësinë e kohës së Enverit”. Ajo kohë prodhoi kriminalitetin më të paparë në historinë e Shqipërisë, sepse krijoi “njeriun e ri”, kafshën më të llahtarshmshme të atij regjimi.

Nga leximi i një prej dokumenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme si komunikata ditore, e nisur nga tetori i vitit 1949, kam arritur në përfundimin se kriminaliteti i lartë ka qenë një tjetër “dhuratë” që Partia e Punës i la Shqipërisë. Natyrisht ky kriminalitet nuk mund të mbyllej me rubinet në vitin 1991.”, shkruan Dervishi.

Bashkëlidhur mund të lexoni komunikatën ditore operative të datës 11.7.1966 të MPB-së, të cilën e sjell për shembull. Emrat e të përmendurve janë fshirë, sipas dispozitave të ligjit të arkivave.

komunikate komunizem

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: