Diplomatja Yuri Kim, e propozuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, për ambasadoren në Shqipëri, ka dalë sot para Senatit, në një seancë dëgjimore, ku i është përgjigjur pyetjeve të senatorëve amerikanë.

Ndër të tjera, kandidatja për ambasadore është pyetur për krimin e organizuar në Shqipëri, ku ka deklaruar se vendi ynë ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt.

“Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt, veçanërisht trafiku i qenieve njerëzore, i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz”, është shprehur Kim në Senat.

Më tej, diplomatja është pyetur edhe për shqiptarët që luftojnë me ISIS dhe që janë arrestuar, nëse do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për t’i tërhequr ata.

“Kjo është një sfidë e madhe për administratën. Nëse konfirmohem ambasadore do të punoj fort me qeverinë shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje”, ka deklaruar diplomatja.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb