Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha mbrëmjen e së premtes se krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe se mjaft prokurorë, familjarë të tyre, janë kërcënuar nga ky krim i organizuar.
Në një intervistë në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi, Dumani tha se janë të shumta rastet që prokurorët janë kërcënuar.
“Lidhur me krimin e organizuar jemi të shqetësuar, sepse vihet në rrezik jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre. Krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe agjencitë e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë. Nuk flasim për krim të rrezikshëm imagjinar, por për real.”, tha Dumani.