LONDËR

Një krim i rëndë raportohet të ketë ndodhur në lindje të Londrës. Një djalë 15 vjeç u ther për vdekje në një lagje periferike të kryeqytetit britanik.

Policia shkoi në vendngjarje, pas një thirrje për zënkë. Një dëshmitar tha se një adoleshent ra ën tokë nga plagët dhe se nuk arriti të shpëtojë dot, shkruajnë mediat e huaja.

Deri tani,  nuk ka person të akuzuar dhe të prangosur për ngjarjen e rëndë. Kjo është vrasja e 93-t në Londër për këtë vit. Një burrë që jetonte në zonën ku ndodhi krimi për 30 vjet deklaroi se në atë pjesë të qytetit, krimi kishte njohur rritje gjatë kohëve të fundit.

“Dikur ky vend ka qenë një zonë paqësore. Tani është bërë terror dhe nuk mund të jetohet dot”, deklaroi ai. Policia dhe grupi hetimor janë duke u përpjekur të zbardhin ngjarjen.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb