Agjencia Evropiane Rojeve Kufitare dhe Bregdetare Frontex do të nisë operacione të përbashkëta me agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri, për të parandaluar kryesisht krimin kufitar.

Më 21 maj 2019, Frontex, Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.

Ceremonia zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë (Shqipëri), të martën, më 21 maj, në prani të Komisionerit Dimitris Avramopoulos, Drejtorit Ekzekutiv të Frontex-it Fabrice Leggeri, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.

Gazetarët do të ketë mundësi të ndjekin të dyja pjesët e veprimtarisë. Filmimet e ceremonisë do të ofrohen me regji qendrore.

Programi zyrtar është si më poshtë:

 9.30 – 10.00 Regjistrimi

10.30 – 11.00 Fjalimet zyrtare

11.10 – 11.00 Parada e trupave

11.45 – 12.30 Konferencë për shtyp

Gazetarëve u kërkohet të mbërrijnë në vendndodhje më 21 maj, në orën 09:30, për të mundësuar kontrollin e sigurisë nga hyrja e Pallatit të Kongreseve në rrugën “Gjergji Filipi”. Në hyrje do t’ju kërkohet të tregoni kartën tuaj të shtypit.

Veprimtaria do të transmetohet drejtpërdrejt në Europe by Satellite.

Negociatat për Marrëveshjen e Statusit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë u mbyllën në tetor 2018, duke u bërë marrëveshja e parë e këtij lloji nga BE-ja me një vend fqinj jo të BE-së.

Marrëveshja i mundëson Frontex-it, Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së. Në marrëveshje me autoritetet shqiptare, do të nisin operacione për të ndihmuar për trajtimin e migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. Operacioni i përbashkët do të fillojë më 22 maj në kufirin shqiptaro-grek.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb