Policia ka dhënë detaje në lidhje me krimin në familje që ndodhi më orët e para tê mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Blutë njoftojnë se është shoqëruar 49-vjeçarja, gruaja që vrau me sëpatë bashkëshortin.

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb