Vrasja e 53-vjeçares, Antoneta Hoxha në Memaliaj nga bashkëshorti i saj e çon në 30 numrin e viktimave në vetëm 120 ditë në Shqipëri. Pikërisht për rritjen e kriminalitetit po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24.



Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat tha se është e frikshme po të shohësh një detaj në të gjitha këto ngjarje.


“Shumica e vrasjeve janë bërë me armë zjarri. Është e frikshme të dëgjosh se sa lehtë e gjen një armë në këtë vend, edhe me 100 euro e gjen, kjo është një lehtësi e frikshme”,- tha ajo.
Gazetarja më tej hodhi akuza ndaj policisë e Ministrisë së Brendshme se nuk janë të hapura me gazetarët. “Është krijuar një frymë që policia dhe Ministria e Brendshme është bunkerizuar, nuk flet për gazetarët”,- vijoi ajo.

Nga ana e tij socialogu Alfred Halialj, tha se shoqëria kur dëgjon për ngjajre të tilla pëson shok.

“Kur një shoqëri traumatizohet përditë me ngjarje të tilla kjo ndodh, frika hyn tek gjithsecili. Situata është përtej pasqyrimit në media. Jemi në situatën që një i ri që punon me ndershmëri nuk shpërblehet duke arritur tek një fazë e dytë kriminaliteti për tu pasuruar shpejt. Niveli i kriminalitetit ka të bëjë me mënyrën e fitimit të parave në mënyrë të shpejtë”,- thotë ai.

(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: