Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani është arrestuar nga policia dhe ndodhet në burg.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se i dyshuar për vrasjen e Canit do të dalë nesër përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij. Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb