TIRANË

Pas vrasjes së dy vëllezërve sot në Shkodër por edhe rasteve të tjera, ish-president i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar ashpër duke bërë përgjegjëse drejtpërdrejt keqqeverisjen e vendit.

Ai shkruan në “Facebook” se ky është  shërbimi që i bëri “rilindësi” vendit tonë, ndërsa shton se këto janë pasoja të rënda  cilat nuk dihen se kur do të ndalen. Ish-presidenti mes tjerash thekson se qeverisja që ka si burim krimin, nuk pjell gjë tjetër por vetëm krim.

Nishani
Nishani

“Vrasje, rrëmbime, shpërthime me tritol makinave e shtëpive, çdo ditë e në çdo qendër urbane të vendit. Kriminalitet që nuk ka të ndalur ! Ky është shërbimi që i bëri “rilindësi” Shqipërisë dhe pasoja që nuk dihet se kur do të ndalet e platformës së narkotizimit të një shteti të tërë. Qeverisje e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim!”, shkruan Nishani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb