ANGLI

Ministrja e Punëve të Brendshme të Anglisë, Priti Patel ka marrë një veprim ekstrem ndaj shqiptarit Albert Visha, i cili është në kërkim nga shteti italian për veprat penale të vrasjes dhe trafikut të femrave për prostitucion. Për herë të parë, ministrja britanike, Priti Patel firmosi me dorën e saj refuzimin e kërkesës së azilit për shqiptarin, i cili përmes kësaj procedure kërkonte t’i shpëtonte drejtësisë italiane. Ky veprim i ministres ka marrë vëmendjen e mediave angleze.

“Ky veprim i ministres së Punëve të Brendshme vjen në kohën kur pakënaqësia e publikut është rritur pasi kriminelët e huaj tallen me drejtësinë britanike” shkruan Glen Owen,  i cili mban postin e zëvendëseditorit për çështjet politike në tabloidin britanik “Daily Mail”.

Shqiptari, Albert Visha mbërriti në Angli për t’iu fshehur drejtësisë italiane pasi akuzohet për vrasjen e bashkëkombësit, Selim Leka 5 vite më parë. Pas urdhërarrestit të lëshuar nga Italia, shqiptari u arrestua vitin e kaluar në Angli, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat si “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe për “shfrytëzim prostitucioni”.

Capture
Capture

Në mars të 2019, shqiptari aplikoi për azil në Angli me pretendimin se nëse ekstradohej në Itali ai mund të persekutohej. Gjithsesi përpjekja e tij për të fituar azil mbeti thjesht një dëshirë, pasi Ministria e Brendshme e Anglisë ka vendosur ta lëshojë atë në dorë të drejtësisë Italiane. Ministrja  Priti Patel duke përdorur seksionin 40 të ligjit të ekstradimit, i cili siç shkruajnë mediat vendase nuk është përdorur më parë, i  refuzoi kërkesën për azil shqiptarit, Albert Visha.

18768312 7489959 Image A 25 1569098212138
18768312 7489959 Image A 25 1569098212138

Kjo çështje ka ngjallur interes të madh të mediave angleze, ndërsa një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Angli tha se kjo është një masë e fortë, e cila duhej të ndërmerret ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, siç rezulton edhe rasti i Albert Vishës.

“Kriminelët kanë luajtur me sistemin e drejtësisë për një kohë të gjatë”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: