TIRANË

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në fjalët e tij, kryeparlamentari ka veçuar në këtë urim të gjithë emigrantët që kanë ardhur pranë të dashurve të tyre për të kaluar festën.

Ai shkruan mes tjerash se lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bënë jetën më të mirë dhe më të ngrohtë.

“Krishtlindjet, gëzim i brendshëm drite e paqeje. Një urim të veçantë emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe. Dhimbsuria e bën shoqërinë më të ngrohtë e më të drejtë. Lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bën jetën më të mirë”, thuhet në mesazhin e Ruçit.

(n.m/BallkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb