U tha se duhej të niste më 1 mars, por në Shkodër duket se po e shohin me shumë dyshim nisjen e punimeve për stadiumin e ri “Loro Boriçi”. Gjithçka vjen pas përplasjes së fortë politike mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Shkodrës, Tom Doshit, që u përjashtua nga Partia Socialiste ditën e djeshme. Deputeti Doshi ishte dhe njeriu kryesor që do të gjente financimet e duhura për ta kthyer “Loro Boriçin” në impiantin më modern dhe më të madh në Shqipëri.

Pas ngjarjeve të Serbisë, ku lojtarët e përfaqësueses kuqezi u dhunuan nga huliganët serbë, kryeministri Rama deklaroi se ndeshjen e kthimit me Serbinë, do ta çonte në Shkodër, por në një stadium të ri, modern dhe me të paktën 20 mijë vende. Por duket se pas zhvillimeve të fundit, rindërtimi i “Loro Boriçit” do të jetë vetëm një mirazh.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: