Nga: Marsela Karapanço*

TIRANË- Pas kërkesës së opozitës për të bërë transparencë me mandatet e dy deputetëve të mazhorancës Mark Frroku dhe Arben Ndoka, duket se Kuvendi është vënë në lëvizje dhe javës që vjen, do të thërrasë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për Frrokun. Në një intervistë për News24, eksperti i ligjit dhe ish-kreu i KQZ-së, prof.dr.Kristaq Kume, tregon se rastet Frroku–Ndoka po ecin në dy vija paralele të kundërta. Për Frrokun, Kume shprehet se ligji nuk e detyron Kuvendin që, që të nesërmen pas afatit 6 mujor radhazi të mosshkeljes së një deputeti në parlament, të mblidhet Këshilli i Mandateve.

“Kjo nuk do të thotë që kushtetuta ta detyrojë që të nesërmen kur plotesohet afati kushtetues i përcaktuar, Këshilli i Mandateve të mblidhet automatikisht. E rëndësishme është që Këshilli Mandateve të mblidhet dhe t’i japë zgjidhje problemit”,- tha Kume.

Selia rozë sipas ish-kreut të KQZ- do të duhet t’i ishte drejtuar menjëherë instancave përkatëse, që letra e dorëheqjes së deputetit ndoka, të mos mbetej thjesht një deklaratë politike, por të ekzekutohej menjëherë si vendim.
“Për mendimin tim, duhej që grupi parlamentar socialist, ose institucioni që Arben Ndoka i është drejtuar me dorëheqjen e tij, të mos kishte munguar asnjë ore, por të kishte kërkuar menjëherë fillimin e proceduarve për të realizuar kërkesën e deputetit për dorëheqjen e tij nga mandate”,- shtoi ai.

E në një shoqëri normale, persona me rekorde kriminale nuk duhej t’i mendonin postet politike, e jo më ti zotëronin ato, vijon Kume. Reforma në drejtësi duket se ka zbuluar tek-tuk edhe disa pikëprerje mes së majtes së djathtës, siç janë shenjat e gishtërinjve, por jo për testin e drogës. Për Kumen këto pranime, shkojnë vetëm deri në nivel interesi të dyanshëm.
“Në këtë lojë ose përplasje mendimesh, alternativash dhe rrugëzgjidhjesh për të siguruar kandidatë me figurë të pastër, shpesh ndërthuren edhe interesat. Dhe jo rrallë, perceptimi është i tillë, që kërkohen kushte që të mos i krijojnë problem atyre mbi të cilët do të veprojë ky ligj”,- vijoi Kume.

Por pse nuk po gjehet gjuha e përbashkët e dy forcave politike për testin e drogës?
“Kjo pyetje për mendimin e tim, e ka edhe përgjigjen brenda!…”
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: