Kristen Stewart bëhet aktorja e parë amerikane që fiton një çmim “Cesar”, ekuivalenti francez i çmimeve “Oscar”.

Ajo mori çmimin aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në dramën “Clouds of Sils Maria”.

Pas pranimit të çmimit, aktorja amerikane bërtiti në skenë, “I Love You Juliette”, duke iu drejtuar aktores Juliette Binoche, me të cilën luan në film, ndërsa më pas vlerësoi regjisorët francezë.

“Regjisorët në Francë bëjnë filma për të tjera arsye nga ato që bëjnë regjisorët në Hollywood dhe të jem e sinqertë, këtu më pëlqen pak më shumë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, fituesi i madh i mbrëmjes ishte filmi “Timbuktu” që mori shtatë çmime, përfshirë atë të filmit më të mirë dhe regjisë më të mirë.

Regjisori i filmit, Abderrahmane Sissako e quajti Francën një vend të mrekullueshëm dhe vlerësoi përgjigjen e dhënë ndaj terrorizmit dhe sulmeve terroriste të muajit të kaluar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: