Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Kristian Panucci, është shprehur pas ndeshjes se ekipi luajti me dy fytyra në pjesën e parë dhe të dytën, ndërsa sipas tij diferencën e bëri forma fizike. Sa i takon faktit që ekipi nuk shënon gola, Panucci thotë se këta lojtarë ka në dispozicion
Sa e vështirë ishte të pranoje këtë rezultat?
Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.
Sa na dënoi goli i parë aksidental?
Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.
Asnjë gol i shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?
Është e vështirë, sot (dje) futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.
Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?
Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb