Kristiano Ronaldo rikthehet të flasë mbi rivalitetin e tij me Leo Mesin. Portugezi vë në dukje se gara mes të dyve ka ndihmuar secilin që të rritet më shumë në fushën e blertë. “Nuk ka asnjë dyshim se Mesi më ka bërë një lojtar më të mirë, njëjtë sikur unë e kam bërë atë. Në futboll rivalitetet janë të shëndetshme dhe unë e admiroj karrierën e Leos. Ai ka thënë se i vjen keq që unë jam larguar nga La Liga, kjo sepse i pëlqente rivaliteti”.

“Kam një raport të shkëlqyer profesional me Mesin. Vërtet nuk kemi ngrënë ndonjëherë darkë bashkë, por në të ardhmen mund të ndodhë. Nuk do të kisha asnjë problem për këtë, pastaj ai është argjentinas siç është edhe gruaja ime,” deklaron Ronaldo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb