Pasi mbylli aventurën me Kombëtaren shqiptare në Euro 2024, Kristjan Asllani përfundoi dhe pushimet. Me të përfunduar pushimet, Asllani është rikthyer në bazë, duke u bashkur me pjesën tjetër të grupit te Interi.

Është vetë klubi italian që me anë të një video dhe foto ka bërë të ditur që mesfushori kuqezi është rikthyer në bazë. 22 vjeçari shihet në super formë dhe me një “look” të ri, teksa nuk mungon as përshëndetje për tifozët e Interit.

“U riktheva, përshëndetje interistë”, ishin fjalët e para të Asllanit pas rikthimit me ekipin zikaltër. Tashmë pritet që 22 vjeçari të punojë fort, për të bindur Inzaghin për një fanellë titullari. Gjithashtu, mesfushori i Kombëtares është parë teksa vrapon në pistë krah polakut të sapotransferuar te Interi, Piotr Zielinskit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: