I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Theodhor Kristuli kryetar Unioni tregtar Agroushqimor dhe industrial ka folur për ndikimin global që do ketë lufta Rusi-Ukrainë, ndërsa theksoi se vendi jonë do sigurojë furnizime përmes alternativave të tjera.
Kristuli deklaroi se nuk mund të bëhët gjë për rritjen e çmimeve në bursë, por qeveria mund të bëjë diçka për energjinë elektrike
“Kompanitë kanë depozita, kanë mbi 2 muaj kapacitet grurë dhe kanë mundësi të orientohen lehtësisht. Rezervat e grurit i kanë të mira dhe po orientohen drejt tregjeve të Lindjes dhe Perëndimit. Në momentin e ndërprerjes së parë nisi rritja e bursës së grurit 20-30 euro. Bukë e miell do kemi ndaj nuk duhet asnjë lloj paniku, vetëm se do ketë kosto tjetër. Do shikohen tregjet alternative. Ukraina është vendi i parë në botë për prodhimin e vajit të lulediellit, përbën 60% të të gjithë totalit të vajit të lulediellit në botë, pra 6 milion ton në vit. 29.9% prodhohet nga Rusia, 3 milion ton në vit. 90% e të gjithë nevojave të botës për vaj luledielli është në këtë korridor, ndërsa rritja nuk ka ardhur tani as e miellit dhe as e vajrave. Problemi i furnizimit me vaj do jetë më i vështirë se me grurë, pasi është korridori kryesor dhe furnizmi kryesor nga ajo zonë. Besoj do dalim në alternativa. Industria e bukës, u bë diçka e mirë nga qeveria, u ruajt fasho e VKM që ka qenë, por ajo që kërkojmë nga shteti nuk është bursa. Edhe për pjesën e rritjes së çmimeve nuk kemi se çfarë të bëjmë, ndërsa mund të bëjmë diçka për energjinë elektrike. Çmimi i energjisë është sot 2.4 herë më i lartë se çka qenë më parë. Energjia elektrike rëndon edhe më shumë industritë, atë të përpunimit të qumështit, ku përveç hallit të rritjes së çmimit, kanë problemin e rimburësimit të 6% të TVSH. Kjo industri është detyruar që prodhimin final ta japin me 20% TVSH pa patur mundëi që të marrin TVSH nga pjesa tjetër. Ndërsa ngrohjet i kanë me kaldaja me gaz, çmimi i gazit është rritur 6 lekë/litër e taksuar. Duhet që shtetit qoftë edhe përkohësisht, që të vërë një fasho tek industria e miellit apo e bulmetit, pasi janë drejt falimentimit. Në të njëjtën situatë edhe te agrokultura, ku çdo lloj punimi është rritur, nga rritja e karburantit”-tha Theodhor Kristuli.