Alfred Kristuli, shefi i Zjarrfikësve tregon arsyet se pse nuk është kuptuar alarmi për zjarr në katedralen e Parisit, Notre Dame që ra më shumë se 1 orë para shpërthimit të flakëve.

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ai sqaron se:

“Në orën 6 e 20 minuta është dhënë sinjali i parë i zjarrit, kanë shkuar sipër zjarrfikësit për ta verifikuar dhe s’kanë konstatur gjë, sepse konstruksioni kthehet gati gati në eshkë, pra nuk lëshon zjarr. Në 7 pa çerek pastaj ka shpërthyer zjarri. Çatia është djegur fillimisht së brendshmi. Nëse ka pasur vetëm sistem sinjalizim diktimi ka qënë e pamundur të zbulohej”,- thotë ai.

“Unë mendoj që veprimet e zjarrfikësve kanë qënë të studiuara dhe të menduara mirë. Çatisë nuk kishin çfarë t’i bënin, ajo ishte kthyer në eshkë, pasi ishte ndërtuar që në shek e 13”,- sqaron ai më tej.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb