TIRANE

Kuvendi i Shqipërisë ka një thirrje publike për lobistët, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit, organizatat jofitimprurëve, atyre të biznesit, të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë, e të kontribojnë në këtë institucion. Përmes një njoftimi zyrtar, Kuvendi i Shqipërisë liston edhe dokumentacionin përkatës që duhet të dorëzojnë.

Thirrje Publike

Për akreditimin e lobistëve, grupeve të interesit dher organizatave të shoqërisë civile që bashkëpunojnë me Kuvendin Bazuar në Vendimin nr. 61/2018, datë 5.4.2018 të Kuvendit “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, (nenit 22) dhe Udhëzuesit të Detajuar për Sjelljen në Kuvend, miratuar me Vendimin nr. 19, datë 27.09.2018 të Byrosë së Kuvendit, (pikat 15,18), referuar edhe faktit që numëri i të interesuarve është ende i vogël, Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje publike :

Lobistët, organizatat e shoqërisë civile, grupeve të interesit, organizatat jofitimprurëse, organizatave të biznesit, të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë e të kontribuojnë me Kuvendin e Shqipërisë për dhënien e mendimeve të tyre në lidhje me çështje të caktuara, gjatë shqyrtimit të një projektligji si dhe për t’u regjistruar në Regjistrin e lobizmit i cili do të jetë i pasqyruar në faqen e ëeb-it të Kuvendit, Të paraqesin pranë Kuvendit të Shqipërisë dokumentacionin si vijon:

  • Kërkesë për shprehje interesi;
  • Dokument që vërteton objektin e veprimtarisë që ushtron organizata në rastin e organizatës së shoqërisë civile, (sipas statutit);
  • Dokument që vërteton objektin e veprimtarisë së personit juridik si dhe cilat janë grupet e interesit që përfaqësohen prej tij (në rastin e dhomave të tregtisë);
  • Përcaktimin e komisionit pranë të cilit kërkojnë të akreditohen, në përputhje me objektin e veprimtarisë që ushtrojnë dhe fushën e përgjegjësisë së komisioneve të përhershme parlamentare;
  • Të dhëna për adresën dhe personin e kontaktit të shoqatës. Të gjithë të interesuarit, për t’u bërë pjesë e këtij Regjistri, duhet të paraqesin dokumentacionin e sipërpërmendur, në adresën elektronike

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: