Emigrantët shqiptarë në Itali përgjithësisht kryejnë punë të vështira, e kjo i ekspozon më tepër ndaj rrezikut për aksidente, sëmundje profesionale apo edhe humbjen e jetës. Në të gjitha rastet kur i ndjeri humb jetën në krye të detyrës, familjarët kanë të drejtë të përfitojnë pension familjar pas plotësimit të kritereve e dokumentacionit të përcaktuar edhe në momentin që jetojnë në Shqipëri. Sipas statistikave, deri më tani rreth 3 mijë emigrantë përfitojnë nga shteti italian pagesa pleqërie, invaliditeti apo familjare.

Kriteret
Pensioni familjar është një përfitim që i paguhet anëtarëve të familjes së punonjësit që ka humbur jetën në punë (pensioni indirekt), ose mbajtësi i të pensionit të drejtpërdrejtë. Sipas legjislacionit italian, mund të përfitojë këtë lloj pagese bashkëshortja, edhe nëse është e ndarë ligjërisht në mënyrë konsensuale. Në rast se ligjërisht është e ndarë, e paditur ose e divorcuar, ka të drejtën të përfitojë, vetëm në kushte të veçanta. “Pensionin familjar kanë të drejtë ta përfitojnë familjarët e të ndjerit edhe në rastet kur ata ndodhen në Shqipëri. Pra, funksionon po njësoj si për pensionet e pleqërisë që emigrantët shqiptarë mund të marrin nga Italia, edhe në momentin që kthehen në vendin e origjinës. Pagesa e pensionit mund të tërhiqet në bankë”, – shprehet për “Gazeta Shqiptare” drejtuesja e patronatit “INAS Albania”, Beskida Aliaj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/30/pensione-familjare-nga-italia-si-ta-perfitoni-kur-jetoni-ne-shqiperi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: