Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është një kritik i zëshëm i politikave të Bashkimit Evropian. Ai vonoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, vendosi veton ndaj ndihmës për Ukrainën dhe nga muaji korrik, kur vendi i tij mori presidencën e radhës së BE-së, ai ndërmori një nismë të paautorizuar paqeje për sulmin rus kundër Ukrainës.
Thirrja e fundit e zotit Orban për një armëpushim në Ukrainë nxiti reagimin e shpejtë të presidentes së Komisionit Evropain.
“Bota ka parë mizoritë e sulmit rus. E megjithatë, disa ende nuk e fajësojnë pushtuesin, por të pushtuarin”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.