Konferenca për shtyp në prag të takimit ndaj Celta Vigos, nuk ka qenë e zakonshme për Ancelottin. Trajneri i Real Madrid, nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjeve që vinin nga salla, sa i takon kritikave që mund të ketë marrë numri një i pankinës së Los Blancos, pas humbjes në Superkupë.

“Nuk u vë veshin atë çfarë thuhet apo shkruhet pasi një ditë je budallai më i madh tjetrën të bëjnë më të mirin e botës. Eksperienca e akumuluar ndër vite më jep ekuilibrin e duhur që të mos ndikohem nga ajo çfar thuhet. Unë mendoj se nuk jam më i miri, por gjithashtu mendoj se s’jam as më budallai”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb