TIRANË- Grupi parlamentar i PD-së është mbledhur pasditen e sotme urgjent për të zyrtarizuar qëndrimin që kjo forcë do të mbajë përfundimisht për të hyrë ose jo në zgjedhje.

Në mbledhje ishin te pranishme edhe deputetet Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, të cilat një ditë më parë kritikuan kreun e PD-së Lulzim Basha për qëndrimin e tij dhe bojkotin e parlamentit dhe zgjedhjeve.

Megjithëse nuk dihet nëse kritikat ndaj liderit të partisë i kanë artikuluar edhe në mbledhje, “BalkanWeb” mëson se përgjigjja, deputetes Topalli, dikur krahu i djathtë i ish-kryeministrit i ka ardhur nga Sali Berisha. “E deklasuar ishe e mbete”, i ka thënë Berisha, Topallit, duke i kujtuar se ka qenë e persekutuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: