Shpërthimi i Ibrahimovic pas ndeshjes Bordeaux-Psg shkaktojë polemika të shumta. I ndodhur në Suedi ku është grumbulluar më përfaqësuesen, Ibra i rikthehet kësaj çështje: “Duan thjeshtë të më zbresin nga maja, por nuk do kenë sukses. Ndihem shumë mirë në majë dhe aty do qëndroj”. Në këtë mënyrë sulmuesi i Psg nuk bën prapa kthehu por sqaron pozitën e tij: “Gjithçka ndodh në Francë, polemikat, kritikat, për mua janë normale”. Ibra u kujdes për ti theksuar gazetarëve suedez se i intereson vetëm opinioni i njerëzve të tij të afërt. “Pjesa tjetër nuk më intereson se çfarë mendojnë, edhe pse bëhet fjale për ministra apo gazetarë. Pyetja që duhet të më bëhej ishte pse u mërzita, por askush nuk foli”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: