Pavararësisht se nuk ia doli që të kualifikonte skuadrën e tij në gjysmëfinale të Champions League, Pep Guardiola sipas Ernesto Valverdes mbete trajneri më i mirë në botë.

Manchester City u eliminua nga anglezë e Tottenham Hotspur duke bërë që trajneri i tyre, Guardiola, të kritikohet për shumën e madhe të shpenzar që nuk solli asgjë. Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Valverde, mendon se Guardiola është më i miri në botën e futbollit.

“Guardiola është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë në botë, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Valverde gjatë konferencës për shtypi ditën e premten.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb