Antonio Kontes ende i dhemb humbja me përmbysje në Dortmund sepse rrezikon seriozisht të kompromentojë shanset e Interit për të kaluar fazën e grupeve në Champions. Ai ishte autor i një kritike të fortë ndaj klubit, të cilën e konfirmon dhe në konferencën e sotme për shtyp. “Jam shumë i lumtur me këtë skuadër dhe me këta djem. Në radhe të parë për vlerën e tyre humane. Mund të punohet mirë me ta, por problemi është se kur vjen puna tek aspekti numerik, jemi treguar jo shumë largpamës. Kemi gabuar. Këtë gjë e them në mënyrë të kthjellët sepse po e paguajmë sot.

Më pas kërkon ta zbusë impaktin që patën kritikat e tij në opinionin sportiv. “Fjalët e mia ishin konstruktive. Nuk kemi shumë alternativa. Para Dortmundit, për shembull, mund të kishim bërë pak më shumë rotacion dhe do të kishim më shumë shanse akoma. Por kur them kemi gabuar, fus edhe veten time. Vlerësimet e të gjithëve mbase nuk kanë qenë të duhurat. Duhet të ishim më shumë në aspekt numerik,” përfundoi ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb