TIRANE- ‘Flakë për flakë’ i është përgjigjur kryeministri Edi Rama deputetit të PS-së për Kurbin, Gjetan Gjetani, i cili kritikoi dje Policinë e Shtetit për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras.

Nga Asambleja e PS-së kryetari Rama pohoi live se deputeti duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar, pasi sipas tij ka shantazhuar përmes postit. Ai komentoi qëndrimin e Gjetanit dje për Policinë e Shtetit.

STATUSI I GJETANIT
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, deputeti Gjetani përcolli shqetësimin për këtë ngjarje, ndërsa e cilësoi policinë e Kurbin një hallkë të paaftë dhe të korruptuar. Ai në fund ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament për këtë ngjarje të rënd. Deputeti Gjetani paralajmëroi po ashtu se do të jetë ai i parë që do të ngrihet në protestë, ndërsa do t’iu bëjë thirrje banorëve t’i bashkohen atij.

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet I kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’I bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë I pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shkruante dje Gjetani.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb