TIRANE

Në fjalën e tij në seannë plenare, ish-ministri i financave, Arben Ahmetaj u ndal në krizën politike që po kalon vendi si edhe në protestat e opozitës. Ahmetaj tha se qëllimi i opozitës është vetëm një, të dëmtojë imazhin e Shqipërisë, ndërsa molotovi është simbol i saj.

“ Ajo që po ndodh sot në terrenin politik, ka vetëm një qellim: prishjen e imazhit dhe ristartimin e politikës së djegies dhe të hirit, që e kemi përmendur vazhdimisht në Parlament. Bomba Molotov është simboli i opozitës së tanishme. Gati gati mund të marrin dhe patentë . Në funksion të cfarë? Pse duhet t’i hedhesh policisë  bombë molotov, pse duhet t’i hedhësh Kryeministrisë  bombë molotov, pse duhet të zesh rrugën, cila është arsyeja? Ke kauzë  që nuk hyn në veshin e qytetarëve dhe kërkon të bësh zhurmë plus?!

Ky Parlament sot është mbushur në të djathtë; ju falenderoj të gjithëve, megjithëse prezent nuk jeni, ju që keni marrë mandatet, që nuk keni pyetur për vullnetin e partive tuaja dhe keni ardhur të bëni detyrën këtu. Por unë shpresoj që ju të bashkoheni në një element me ne, prandaj keni ardhur këtu, që bomba molotov nuk mund të jetë  simboli dhe patenta e një opozite; por integrimi europian, dhe jo e kundërta që ndodh sot, duhet të jetë  e përbashkëta e të majtës dhe e të djathtës.

Unë jam i bindur që në 30 qershor do kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di. Por kjo maxhorancë  dhe kjo qeveri po bën të pamundurën, historikisht po harxhon dyfishin e energjive që të afrojë  një opozitë  “rruge” në tryezë për të pasur zgjedhje të qeta, të pastra, në favor të shërbimeve të qytetarëve, se jemi duke folur për zgjedhjet vendore.

Unë kam 30 vjet nëpër periferi dhe në qendër të këtyre tryezave dhe qeveria sot, maxhoranca sot po lutet në favor të vetem një gjëje, jo të pushtetit se pushteti nuk kërcënohet nga bombat Molotov, pushteti merret dhe jepet tek vota e popullit, por për integrimin europian të Shqipërisë dhe për shërbimet e qytetarëve që ka nevojë  të vazhdojnë në 1 korrik të vitit 2019.” – tha Ahmetaj në përgjigje të nënkryetares së parlamentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb