TIRANË

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh besimplotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zgjidhë krizën politike, e cila ka ‘stakuar’ dialogun mes palëve.

Aleatët e PD-së thanë se kushti i tyre është krijimi i qeverisë tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Teksa prezantuan platformën e tyre, ata u shprehën se prishja e unitetit po e çon vendin drejt një konflikti.

“Deklarata ka shpjeguar qartë se pse presidenti duhet ë thërrasë partitë politike. Ne kërkojmë që presidenti, bazuar në kushtet si garantues i unitetit. Besojmë se procesi ku jemi futur po e çon kështu vendin në një konflikt që cenon unitetin e popullit. Ne jemi demokraci kushtetues bazuar në pluralizëm.  Ne jemi drejtuar presidentit dhe kemi bindjen se forcat politike do të ulen në tryezë, nëse duan të mbrojnë interesin e vendit.

Ne kemi folur të gjithë së bashku dhe po i drejtohemi presidentit të thërrasë tryezën. Përfaqësuesit e politikës duhet të ulem për të gjetur një zgjidhje”-tha Mediu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: