PATOS

Zv.kryeministri Braçe e cilëson të tepërt të komentojë sjelljen e opozitës, e cila ka më shumë se një muaj që ka braktisur parlamentin dhe proteston. Rreth pyetjes për gjetjen e gjuhës së përbashket me opoziten Braçe tha se për të arritur atë duhet dialog por sipas tij kjo është e pamundur me një opozitë që ndodhet në rrugë ndersa kryetari i saj sorollatet në Bruksel dhe Berlin.

Nga Patosi Braçe tha se zgjedhjet e 2017 janë legjitime dhe të çertifikuara nga ndërkombëtarët, prandaj edhe pse e pranon dialogun me opozitën ai tha se kurrësesi nuk është gati për të folur për zgjidhje që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjatë vizitës në Patos, Braçe monitoroi shërbimin e ri te ADISA në këtë zonë. Më pas, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Patosit dhe deputetja socialiste Dhima vizituan ambientet e reja të këshillit bashkiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb