TIRANË

Këshilltar ligjor i Presidentit, Ilir Meta i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për aktualitetin politik dhe rolin që po luan kreu i shtetit  për tejkalimin e krizës.  Këshilltari Bledar Dervishaj shtoi se Meta është i shqetësuar dhe kërkon me ngulm për tejkalimin e ngërçit  mes palëve dhe ndërtimin e një dialogu që i shërben të ardhmes dhe stabilitetit të vendit.


Ai foli edhe për rezolutën e Kuvendit të ditës së djeshme, i cili e konsideroi veprimin e kreut të shtetit për zhdekretimin e zgjedhjeve si një akt nul pa pasoja juridike.

“Parlamenti në rezolutën e tij mbështet KQZ, po ajo është thjesht një rezolutë, por nuk ka një shpjegim për arsyet  që kanë detyruar presidentin për shfuqizimin e datës. Presidenti është i shqetësuar dhe kërkon zgjidhjen e saj sa më shpejt. Ka filluar një proces dialogu. Presidenti i Republikës ka ftuar për dialog të gjitha forcat politike dhe jo në këto momente, por ka kërkuar dialog prej kohësh. Që nga deklarata e parë nga Mynihu, kur tha se maxchoranca duhet të bëjë dy hapa pas, opozita një. Presidenti e tha vetë se ka aktorë të përgjegjshëm që e duan zgjidhjen e kësaj krize. Është një axhendë e ndërtuar nga presidenti dhe po implementohet prej tij. Partitë kryesore janë ftuar.


Këto bisedime mund të jenë spirale për të dalë nga kriza?


Gjykata Kushtetuese duhet të ishte mirë të ishte pa asnjë ndalesë, pasi do t’i shërbente këtij momenti dhe momenteve të tjera. Në këto moment presidenti i Republikës është i vetmi institucuion kushtetues, që ka marrë përgjegjësit për zgjidhjen e krizës dhe ne kemi besim se do të zgjidhet. Presidenti e ka bërë të qartë se data e re do të përcaktohet me dekret dhe për këtë ka nisur një proces konsultimi. Ky proces ende nuk ka përfunduar. Unë garantoj këtu që presidenti i Republikës është në detyrë dhe do të ushtrojë kompetencat që i jep kushtetuta. Veprimtaria  e mbledhjes së të dhënave nuk ka rënë në sy. Ne mbajmë kontakte me  institucionet qendrore, por edhe me KQZ.”-tha Bledar Dervishaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: