TURQI – Pas përplasjes diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë që shkaktoi zhvlerësim drastik të monedhës turke Lira, disa qytetarë turq janë shfaqur në video duke djegur dollarin amerikan. Ndonëse presidenti Turk Erdogan u ka kërkuar qytetarëve që t’i këmbejnë dollarët dhe eurot në lira për të lehtësuar situatën financiare që ka goditur monedhën vendase, disa qytetarë të irrituar në vend që t’i këmbejnë ato, i kanë djegur dollarët.



Në mesin e kësaj krize, vendi aleat i Turqisë, Katari ka premtuar investime prej 15 miliardë dollarësh për ekonominë turke. Gjatë një vizite në Ankara ku u prit me nderime nga presidenti turk Erdogan, emiri i Katarit Al Thani miratoi paketën e projekteve ekonomike, investimeve dhe depozitave duke i ardhur në ndihmë Turqisë ashtu sic bëri edhe Turqia dy vite më parë kur Katari u përball me bllokadën. Pas vendimit të Katarit për t’i ardhur në ndihmë Turqisë monedha turke Lira pati një rritje të lehtë prej 3 përqindësh.


(Balkanweb)