Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin Ilir Meta.


Takimi mes Bashës dhe Metës ka zgjatur 40 minuta dhe vjen në një kohë kur politika shqiptare ndodhet në krizë të thellë disamujore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti Ilir Meta vendosi të mos i njihte zgjedhjet e 30 qershorit, duke dekretuar si datë të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.


Nga tjetër, opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.


Pikërisht kriza e thellë politike mësohet të ketë qenë tema kryesore e diskutimit mes Bashës dhe Metës.

Ndërkohë, pas takimit me Metën, Basha pritet të zhvillojë një takim me aleatët e PD.

(BalkanWeb)