Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se Rama nuk dëgjon ndërkombëtarët për dialog mes palëve. Basha nënvizoi se opozita e bashkuar është e vendosur në rrugën e saj dhe protestat për një Shqipëri europiane do të vazhdojnë.

Rama nuk dëgjon partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët thonë se duhet dialog politik. Kjo krizë nuk mbyllet me propagandën e ERTV. Kjo krizë vetëm sa do të thellohet nga përgjegjshmëria që e ka lidhur pas karriges e njeriut që refuzon të dialogë, kur ky pushtet është zhytur në korrupsion.

Rama ka kapur çdo institucion, duke vjedhur votën e sovranit. Do të vazhdojmë protestat. Kemi dhe do të kemi protesta. Beteja e nisur po shkon drejt fitores. Por ajo që do të përcaktojë këtë është qëndresa e qytetarëve. Të gjithë të bashkuar fund tranzicionit, për t’i dhënë fund kësaj qeverie. Jemi të vendosur për të qëndruar për një qeveri për qytetarët. Kam marrë me mijëra mesazhe. Optimizmi dhe dëshira vihet re te të gjithë ata që më dërgojnë pa fund mesazhe pozitive. Situata sot ngjan me fundin e regjimit të vitit 1991”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb